Vjosa shton prurjet, rëndohet situata në Fier

04/02/2018 16:35

Situata është rënduar se tepërmi në fshatrat e Fierit si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Qindra hektarë tokë dhe dhjetra shtëpi janë nën pushtetin e ujit.

Prurjet e lumit kanë avancuar rreth 500 metra, deri te vendi i quajtur Kthesa e Qarrit. Përmbytja e radhës është kopje e asaj që ndodhi rreth dy muaj më parë.

45 shtëpi janë të izoluara dhe të përmbytura nga uji. Si pasojë e përmbytjes është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i disa fshatrave në dy njësi administrative.

Nën pushtetin e ujit është edhe stacioni i pompave të ujit të pijshëm në Kafaraj.

Top Channel