Ndalet Manchester City, Burnley merr barazimin në fund

03/02/2018 15:51

Johann Berg Gudmundsson ka prekur qiellin mbi ‘Turf Moor’, pasi shënoi golin e barazimit në fundin e takimit me kampionët e pashpallur ende të Manchester City.

Ndërsa mendohej se do të ishte një tjetër fitore e arkivuar për të besuarit e Pep Guardiolës, pavarësisht ndryshimeve në formacion për shkak të dëmtimeve, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për ‘Citizens’, në javën e 26-të të Premier League.

City që kërkonte të arrinte shkëputjen prej 18 pikësh ndaj rivalëve të të njejtit qytet shkuan të parët te goli me brazlianin Danilo në minutën e 22-të. Të dyja skuadrat humbën një mori rastesh në pjesën e dytë, ku veçohet ai i Raheem Sterling pak para se Gudmundsson të barazonte rezultatin në minutën e 82-të.

City pas këtij barazimi shkon në 69 pikë, ndërsa Burnley që nuk fiton që prej 12 dhjetorit ngjitet në kuotën e 36 pikëve ne vendin e 7 në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA