“Sukses pavarësisht fushatave të shpifjes”/ Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës gjatë Eurovisionit, Pedro Sanchez: Që lufta të mos jetë indiferente…
Më shumë se 90 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pas përmbysjes së një varke të papërshtatshme për lundrim, pak pasi ishte nisur nga brigjet libiane.
Lajmi njoftohet nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Emigracionin, ndërsa 3 të mbijetuar kanë thënë se shumica e personave të mbytur ishin shtetas pakistanezë.
“10 trupa raportohen të kenë dalë në bregdetin libian”, shkruan më tej në deklaratën e saj Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM).
Një zëdhënës tha se pakistanezët po përpiqen gjithnjë e më shpesh të kalojnë ujërat e Mesdheut për të mbërritur në Itali.
Libia është kthyer në një vend tranziti tejet popullor për emigrantët që kërkojnë dëshpërimisht t’i ikin varfërisë apo luftrave në vendet e Afrikës së Veriut apo Lindjen e Mesme, e të mbërrijnë në Europë përmes rrugëve detare.
Shumica nisen me mjete lundruese të papërshtatshme, nga trafikantë që i braktisin ata më pas në mes të ujërave, pa i çuar në destinacion.
Top Channel