Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor
Personat që gërhasin kanë një rrezikshmëri tre herë më të lartë për të zhvilluar demencën, paralajmërojnë shkencëtarët.
E njohur si apnea e gjumit, një çrregullim i zakonshëm që ul furnizimin me oksigjen dhe shkakton gërhitjen vret qelizat e trurit.
Shkencëtarët australian tashmë kanë publikuar studimin e parë të këtij lloji për të zbuluar edhe trajtimin e kushteve që parandalojnë demencën.
Profesoresha Elizabeth Coulson, nga Instituti i Queensland thotë se “trajtimi i apenas së gjumit redukton rrezikun e demencës”.
“Njerëzit që vuajnë prej saj kana tre herë gjasa më shumë të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer. Kjo ndodh për shkak të hypoxia-s, niveli i ulët i oksigjenit në gjak për shkak të frymëmarrjes së varfër, shkakton vdekjen e qelizave nervore”, thotë ajo.
Ajo ndodh kur muskujt dhe indet e buta në fyt zbuten duke shkaktuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo interferon me frymëmarrjen, duke e ndaluar për periudha të shkurtra disa herë gjatë natës ,duke ulur nivelin e oksigjenit, gjumë të shqetësuar dhe gërhitje.
Top Channel