Mesut Ozil ka zgjatur zyrtarisht qëndimin e tij me Arsenalin, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti i dytë më i paguar në Angli, me 400 mijë euro në javë.

Ishte vetëm një formalitet hedhja e firmës në kontratë për gjermanin, që mbetet ‘guri i çmuar’ në organikën e ‘topçinjve’. “Jam krenar të deklaroj se kam firmosur rinovimin tim me Arsenalin, u shpreh fantazisti gjerman”, në një postim në instagram.

“Është një nga lëvizjet e rëndësishme të karrierës time futbollistike dhe për këtë mu desh të mendosha pak më gjatë. Për gjërat e bukura ka gjithnjë kohë. Në fund vendosa me zemër. Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe shumë i motivuar për të arritur objektiva të tjera. Nëse bëhesh një herë ‘topçi’, mbetesh gjithnjë ‘topçi’, shkruan Ozil.

Ozil u bë pjesë e Arsenalit në vitin 2013, pasi u largua nga Real Madrid dhe kontrata e re e mban të lidhur në Londër deri në 2021. Në 182 ndeshje me Arsenalin ka shënuar 36 ndeshje dhe ka dhënë 61 asist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA