Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që drejtohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, nisi hetimin disiplinor ndaj gjykatësit Kastriot Gramshi për lejimin e ekstradimit drejt Italisë te trafikantit të dyshuar Nezar Seiti.
KLD do të hetojë nëse ka shkelje te procedurave gjyqësore për ekstradimin. Trafikanti i dyshuar Nezar Seiti ishte ndaluar për llogari të hetimeve të dosjes Habilaj-Tahiri, ndërkohë që kishte edhe një kërkesë ekstradimi nga Italia.
KLD e drejtuar nga Presidenti i Republikës, njoftoi se, nga shqyrtimi i ngjarjes kostatohet se ka vend për nisjen e hetimit disipolinor për të verifikuar dyshimet e ngritura për nga ankesa publike njofton KLD, dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskeditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit, që nëse provohen se janë kryer përbëjnë shkelje të parashikuara në nenin 140, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 491 të kodit të procedurës penale.
Reagim për ekstradimin e Seitit kishte edhe Partia Demokratike. Ish-ministri i Drejtësisë, deputeti Enkeljd Alibeaj u shpreh se PD ka vendosur të thërrasë në interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Për PD-në, Gjonaj është përgjegjësja kryesore për ekstradimin e paligjshëm dhe për këtë kjo seli disponon prova.
“Në procesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seiti u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë. Ky procesverbal rrëzon deklaratën e ministres së Drejtësisë se nuk e dinte që për Nazer Seitin kishte një çështje penale në Shqipëri. Procesverbali i policisë tregon, gjithashtu, se financieri i bandës Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 tetor, siç deklaron ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit”, u shpreh Alibeaj.
Top Channel