Protesta kundër Trump

30/01/2018 23:56

Në prag të fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump mbi gjendjen e vendit, yje të botes së spektaklit dhe aktiviste u mblodhën në New York për atë që e quajtën,”People State of Union”.

Mark Ruffalo, Cynthia Nixon dhe Michael Moore ishin mes atyre që folën gjatë eventit, duke kritikuar ashpër vitin e parë në detyrë të presidentit Trump.

Aktorja Cynthia Nixon tha se duhet te luftonin çdo ditë për demokracinë, pasi siç tha demokracia e vendit po sulmohej, dhe jo vetëm nga përtej detit.

Producenti Michael Moore u tregua edhe më e i ashpër duke thënë se duhet të përmbysnin dhe zëvendësonin sistemin dhe kulturën që kishte sjellë Trump në krye të vendit.

Të martën aktorja dhe aktivistja Alyssa Milano drejtoi aktivitetin ‘State of Dream’ shteti i ëndrrave, një iniciativë që nxjerr në pah shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve për SHBA.

Top Channel