Duke përfituar nga mundësitë që të ofron interneti dhe rrjetet sociale, Icardi ka dhënë dy mesazhe të diskutueshme në harkun e një nate, ose e thënë më mirë brenda pak orësh. Tifozët e Interit mbetën në ankth për të kuptuar fatin e Mauro Icardit për disa orë, deri në agimin e diellit.
“I burgosur”, ishte postimi i parë i publikuar nga sulmuesi zikaltër diku pas dreke dhe fraza që e shoqëronte “nëse mund të them lamtumirë, mund të rritem”, nisi të interpretohej në 1.000 mënyra, përfshi këtu jetën private apo edhe atë profesionale.
Çdo hipotezë e mundshme mbeti e hapur, pa gjetur një përgjigje. Por, kjo deri mëngjesin e sotëm. Atëherë kur erdhi edhe një qartësim që duket se ua nisi ditën mbarë tifozëve zikaltër.
Përmes një “story” në Instagram, Mauro Icardi publikoi këpucët e reja të sponsorit të tij, me tri shifra që kanë një domethënie të veçantë: 100, pikërisht si objektivi i ardhshëm i sulmuesit argjentinas, ai i golave që kërkon të shënojë në Serie A me fanellën e zikaltërve.
Icardi është i ndalur aktualisht në kuotën e 99 golave, e arritja e objektivit nuk është një mision i pamundur. Megjithatë, dy ndeshjet e fundit pa shënuar i duken si një pafundësi sulmuesit argjentinas, që gjithsesi duket i gatshëm të rigjejë ritmin e tij klasik. Në fundjavë përballë Interit do të jetë Crotone, mike në “ferrin” e “Giuseppe Meazza”-s.
Top Channel