Kim sjell trendin e ri të flokëve
29/01/2018 22:22
Vijon të surprizojë çdo ditë e më shumë fansat e saj Kim Kardashian, e cila mbetet një nga femrat më të komentuara në botën e showbizit.
Në rrjetin social Instagram bukuroshja ka publikuar një foto ku shfaqet me të brendshme dhe një model të ri flokësh me gërsheta bjondë.
Duket se inspirimin e saj Kim e ka marrë nga aktorja e njohur e viteve ’80 “Bo Derek” e cila u shfaq me këtë look në filmin “10”.
Pak ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër të një vajze të lindur nga një nënë surrogate.
Top Channel