Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Koplikut, duke shtuar bilancin e krimeve brenda familjes.
42-vjeçari Ylber Bajrakurti ka vrarë me sëpatë gruan Lumnie Bajrakurti në oborrin e banesës. Pas njoftimit të marrë nga fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia sqaron se autori i krimit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe.
Ndërkohë, sqarohet se 42-vjeçari Ylber Bajrakurti vuante nga probleme mendore dhe trajtohej i si sëmurë mendor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Top Channel