Në të gjithë botën sot përkujtohet “Dita Ndërkombëtare e Kujtesës”. 27 janarin, në nder të viktimave të Holokaustit, e ka përkujtuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, edhe presidenti Ilir Meta,i shoqëruar edhe nga Edvin Shvarz, këshilltari për median pranë presidencës.

Ata kanë pozuar me një foto në dorë ku shkruhet “We remember”, “Ne kujtojmë”. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, i bashkangjitem nismës globale për të mos harruar viktimat e Holokaustit në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të mos përsëriten kurrë më” shkruan Presidenti Meta në facebook.

Në 27 janar 1945, u hapën dyert e kampit të përqëndrimit të Auschëitz, për ti treguar të gjithë botës tmerret e Holokaustit. Për këtë arsye 27 janari është bërë Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, një vendim I marrë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm për shpëtimin e hebrenjve, pasi është një prej vendeve ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka strehuar jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të ballkanit dhe Europës Qëndrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA