
24/02 18:37
Një 64-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës me akuzën e kanosjes.
Qani Gabaj, banor i fshatit Mesaplik në Selenicë ëhstë ndaluar në banesën e tij, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij, shtetasin L.G., 36 vjeç.
Policia thotë se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Top Channel