Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar Turqinë me ftesë të homologut të saj, Nurettin Canikli ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ushtarak për trajnim dhe arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë këtij takimi, Olta Xhaçka ka marrë mbështetjen maksimale nga homologu turk për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria, për modernizimin e FA për çdo projekt të nevojshëm.

“Mora mbështetjen maksimale për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria. Mbështetje për modernizimin e FA për çdo projekt të nevojshëm. Dakordësi për të zhvilluar kapacitet ushtarake”, është shprehur ministrja Xhaçka.

Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes shqiptare ka bërë me dije se trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë.

Gjatë vizitës në Turqi Xhaçka është takuar edhe edhe ministrin e Brendshëm dhe shefin e FA turke, po ashtu ka takuar edhe studentët ushtarakë shqiptarë

“Jeni shembuj të mirë të disiplinës dhe profesionalizmit. Pjesë solide e piramidës sonë ushtarake”, ka thënë Xhaçka gjatë takimit em studentët ushtarakë në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA