Ajo njihet si një tifoze e çmendur e Veronës, por kur vjen fjala te lojtari që i bie më shumë në sy, nuk zgjedh ndonjë nga ata që luajnë te verdheblutë.
Në këtë aspekt, Elena Rizzello duket se kërkon të hedhë “grepat” te një tjetër futbollist, i cili aktualisht është i martuar dhe me fëmijë. Bëhet fjalë për Icardin e Interit.
“Ai është futbollisti më i bukur i Serie A”, shprehet Rizzello.
Një pohim ky që mund të sjellë një “përplasje” me bashkëshorten aktuale të sulmuesit të Interit, njëkohësisht edhe menaxhere e tij, Wanda Nara.
Megjithatë, edhe kjo e fundit vjen nga një tradhti bashkëshortore, histori që është mediatizuar tej mase jo vetëm në Itali, por edhe në vendlindjen e saj, Argjentinë.
Pasi la Maxi Lopezin, me të cilin kishte dy fëmijë, Wanda u hodh në krahët e shokut të tij më të ngushtë asokohe, Icardi, sot një “armik” i përbetuar edhe në fushën e futbollit.
Top Channel