Premier League/ Një danez për Crystal Palace, ish trajneri i Tottenham kthehet në Londër
Kombëtarja shqiptare U21 mbylli përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës, që do të luhet të martën e 17 nëntorit, në Arenën Kombëtare.
Nën drejtimin e Alban Bushit, kuqezinjtë e vegjël zhvilluan seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide të cilën ata e presin me besim dhe motivim të lartë sfidën teksa bëhet fjalë për një përballje ndaj një prej kundërshtareve më të forta të futbollit evropian për këtë grupmoshë
Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut në miqësoren e parë të muajit nëntor, Shqipëria U21 synon të zhvillojë një tjetër paraqitje pozitive, këtë herë përballë Spanjës, në një test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U21 2027.
Kombëtarja U21 kërkon edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë në këtë sfidë. Hyrja në stadium do të jetë falas, ndaj të gjithë sportdashësit janë të ftuar të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur nga afër talentet kuqezi.
Top Channel