Bisnezmeni Besnik Sulaj, emri i të cilit është lidhur me kompaninë IRTC, që kontrollonte ARMO-n deri më tani, në një lidhje telefonike me “Të Paekspozuarit” në Top Channel dha versionin e tij se përse IRTC nuk ka paguar taksat.

Sulaj thotë se borxhi i akumuluar është diku tek 27 milionë dollarë, plus interesa dhe kamatëvonesa. Ai thotë se në nëntor të 2016 rafineria u vu në punë dhe fajësoi furnitorët me naftë bruto, pasi sipas tij, ARMO nuk po funksiononte me kapacitetet e veta maksimale.

“Duhet të bëhet e qartë që rafineria nuk ka kuptim nëse nuk do të ketë naftë bruto. Rafineria kërkon 90 mijë ton në muaj që të dalë me fitim, ne jemi furnizuar me 25 mijë tonë. Ne kemi patur një marrëveshje për t’u furnizuar me 50 mijë tonë në muaj për 2017, por u furnizuam me vetëm me 25 mijë tonë”, deklaroi Sulaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA