Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Librazhdit ka arrestuar autorin e vrasjes së 50-vjeçarit në fshatin Zdrajç.
Fiqeri Askurti, 51 vjeç u kap në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë. Dyshohet se 51-vjeçari është me të meta mendore.
Idriz Byçi, 50 vjeç, ishte duke pastruar rrugën në këtë fshat, duke hequr disa pemë. Askurti kishte shtëpinë pranë kësaj zone dhe ka debatuar me fjalë me të ndjerin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Top Channel