Pasditjen e të martës dy persona të maskuar me kapuça, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë arrijnë që në vetëm 12 sekonda të realizojnë grabitjen.
Njëri nga grabitësit u drejton dy punonjësve të befasuar armën ndërsa tjetri kapërcen banakun dhe xhamat dhe merr prej arkave andej xhiron ditore të biznesit privat.
E gjitha skena është xhiruar nga kamerat e sigurisë ndërsa policia e Fierit ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve të cilët u futën në pikën e këmbimit të parave në një moment kur nuk kishte asnjë klient.
Sipas policisë grabitësit kanë arritur të marrin një shumë prej 50 mijë lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ata dyshohet të jenë ndihmuar edhe nga një person i tretë i cili i priste jashtë me një automjet. Dyshohet që autorët të jenë banorë të zonës ndërsa policia po vijon hetimet.
Top Channel