Suksesi i dy këngëtareve me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk ndalet, e së fundi kanë marrë edhe vlerësimin e revistës prestigjioze “Forbes”, që i rendit në mesin e 30 personave nën 30 vjeç të konsideruar si elita e re e argëtimit.
“Mblodhëm në të gjithë kontinentin europian kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport”, shkruan “Forbes”.
“Këngëtarja Rita Ora, – kujton ajo, – prezantoi një sezon të America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq ‘Rimmel’, ndërsa punoi për rekordin e saj të dytë që duhej të dilte brenda vitit”.
“Të jesh në gjendje të jesh një aktore, të jesh në televizion e të prezantosh, si dhe të nxjerrësh ndërkohë një album, unë mendoj se kjo më bën pjesë të një race të re”, tha Ora, të cilën rikthimi te muzika Pop e katapulton në një vend të rëndësishëm në listë.
Pas një ndërprerjeje muzikore pesëvjeçare për shkak të betejave me etikën e rekordit të saj të mëparshëm, “single” i saj i vitit 2017 “Anywhere” arriti të zinte vendin e dytë në renditje.
“Këngëtare si Rita dhe Dua Lipa, – thonë krijuesit e listës, – sjellin diçka më shumë sesa thjesht talentin. Ato përfaqësojnë të ardhmen e biznesit të muzikës”.
“New Rules” i 22-vjeçares Lipa është i 11-i në listën e 100 këngëve më të nxehta të momentit dhe ka mbi 925 milionë shikues në “Youtube”. Kënga e kthyer gati në himn mbizotëroi listat britanike, duke e bërë Duan, artisten e parë femër “solo” që arrin ta bëjë këtë që prej vitit 2015.
E si për të treguar sesa mirë shkojnë këngëtaret shqiptare me njëra-tjetrën, Rita Ora postoi në “Instagram” një foto, në të cilën shihet duke u puthur lehtas në buzë me Bebe Rexhën.
Më poshtë keni listën e plotë:
Top Channel