Konferenca Rajonale për Ekonominë, Veliaj: Tirana, pa tavan për borxhet

24/01/2018 19:28

Duke folur në sesionin e dytë të Konferencës Rajonale për Ekonominë, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se qyete të mëdha si Tirana të mund të kreditojnë vet dhe të mos kenë tavan për borxhet.

“Momentalisht i referohem Bashkisë së Tiranës. Ne kemi sot një tavan të borxhit, të cilin qeveria sigurisht nuk e kalon dot, ama një nga propozimet interesante që kemi bërë është se, na duhet që brenda tavanit qeveritar të ketë një minitavan për bashkitë. Për bashkitë që performojnë, për bashkitë që janë të kreditueshme, për bashkitë që kanë aftësi paguese, për bashki që vlerësohen pozitivisht nga risku, pra marrin një ‘rating’ i cili i bën këto të kreditueshme në treg. Do të thoja që ne duhet të kemi një korsi speciale, jo preferenciale, por speciale për ata që janë ‘over achiviers’. Pra, për ata që performojnë mirë nuk duhet të inkurajojmë vdekjen e ambicies, por përkundrazi do të duhet që t’i lëmë që të kenë qasje në tregje”, tha Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se disa kompani të saj, siç është Ujësjellësi, me një performancë të mirë mund të kuotohej në Bursën e Tiranës.

“Ne kemi sot një situatë, ku një nga kompanitë që po performon më mirë në Bashkinë e Tiranës është kompania e Ujësjellës-Kanalizimeve. Kjo do të ishte kompania ideale për të shkuar në bursë, një bursë lokale shqiptare, ku në fakt një pjesë e konsumatorëve do të ishin edhe vet aksionerë të kompanisë. Për herë të parë në 27 vite del me një fitim rekord. Ka shumë njerëz, që kur dëgjojnë se kompania ka dalë me fitim rekord, atëherë pse na duhen kreditë? Në fakt nevoja për investime është disafish fitimi ynë vjetor. Kemi dy mundësi, ose këtë fitim vjetor në 40 vitet e ardhshme ta investojmë dhe do të kemi ujë 24 orë dhe shërbime të tjera pas 40 vitesh”, deklaroi më tej Veliaj.

Brenda muajit shkurt, Bashkia e Tiranës do të rihapë kreditë e buta për qytetarët me mundësi të pakta financiare. Një vit më parë u morën 60 milionë euro nga banka, në formë kredish, për të blerë rreth 1.000 apartamente në qytetin e Tiranës.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA