Kate Perry pranon se ka bërë operacione plastike
20/01/2018 13:16
Duket se tema “pro apo kundër operacioneve plastike” është kthyer në diskutim të gjërë për VIP-at në Hollywood.
Pak ditë më parë ka qenë ish futbollisti David Bechkam i cili pak ditë më parë shprehu qëndrimin e tij kundër operacioneve plastike, duke theksuar se është pro plakjes natyrale.
Pjesë e kësaj teme është bërë edhe këngëtarja Kate Perry, e cila ka pranuar se ka bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj, e konkretisht ajo ka aplikuar disa injektime mbushëse dhe lazer poshtë zonës së syve.
Këngëtarja në deklaratat e saj në media ka theksuar se asnjë që ka bërë ndërhyrje të tilla nuk duhet të paragjykohet: “Është budallallëk të gjykosh dikë që ka kryer ndërhyrje”.
Top Channel