Naftëtarët përplasen me policinë
19/01/2018 12:07
Për të dytën ditë radhazi, naftëtarët e uzinës së Ballshit dhe rafinerisë së Fierit protestuan përpara prefekturës për plotësimin e kërkesave të tyre, rifillimi i punës së uzinës dhe pagën e muajit dhjetor.
Protesta përpara prefekturës së Fierit zgjati më shumë se një orë dhe protestuesit bllokuan sërish bulevardin kryesor duke krijuar kaos në qarkullim. Pas më shumë se një ore proteste, naftëtarët marshuan për rreth 2 km përgjatë shëtitores deri në dalje të qytetit.
Kjo ishte protesta e fundit, pasi në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ditën e hënë naftëtarët do të nisin marshimin më këmbë drejt Tiranës.
Top Channel