Masakër në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur nga sulmi me armë zjarri Shërbimi hekurudhor ka nisur punën si normalisht në Gjermani, pas pastrimit të shinave nga pemët e rrëzuara dhe sende të tjera që pengonin kalimin e trenave.
Në të gjitha zonat e vendit, të prekura nga stuhia vdekjeprurëse “Friedrike”, ka nisur puna për të hequr nga rrugët objektet që fluturuan në ajër prej erërave me një shpejtësi 140 km në orë.
Stuhia e përplasur me furi mbi Europën veriore mori 12 jetë njerëzish, dy nga të cilët zjarrfikës. Tetë janë viktimat në Gjermani. Operatori hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn” u detyrua t’i pezullonte udhëtimet e gjata pasditen e së enjtes, e probleme patën një sërë shërbimesh rajonale.
Fluturimet në Aeroportin e “Schiphol”-it në Amsterdam, një ndër më të frekuentuarit në Europë, u ndërprenë, e problemet nuk kursyen as fluturimet e brendshme gjermane ndërmjet Mynihut dhe Berlinit, Dyzeldorfit, Hamburgut e Këlnit.
“Friedrike” e përshkoi Gjermaninë nga perëndimi në lindje, përpara se të mbërrinte në Poloni. Stuhia shkaktoi kaos edhe në Britaninë e Madhe, ku shkuli pemë e la me mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Policia mbylli përkohësisht qendrën e Almeres, një qytet holandez në lindje të Amsterdamit, me rreth 200 mijë banorë. Edhe këtu njerëzit janë këshilluar ta shmangin daljen nëpër rrugë. Erërat e fuqishme, sipas faqes së internetit të transportit “VID” kanë përmbysur të paktën 17 kamionë.
Shërbimi gjerman i Meteorologjisë e cilësoi “Friedrike”-n si stuhinë më të egër që godet vendin që prej vitit 2007.
Top Channel