Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar, si shpërndarës kokaine në Kurbin. Alfons Lleshaj, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në Fushë Milot.
Të riut i janë gjetur 11 doza kokaine që do i shiste në disa lokale.
Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të K.L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojrave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe në ngarkim të K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara”.
Top Channel