Ceremonia madhështore e Golden Globe këtë të dielë përcolli një fushatë sensibilizuese për barazinë gjinore, gjë e cila u respektua nga të gjithë artistët të cilët u veshën me të zeza, në formë proteste ndaj ngacmimeve seksuale.
Një përpjekje për të shprehur mbështetjen e saj në këtë luftë e ka bërë edhe vajza e presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, në rrjetin social twitter: “Sapo pashë fjalimin e fuqishëm dhe inspirues të Oprah-s në Golden Globes. Le të bashkohemi të gjithë, femra dhe meshkuj për të thënë KA ARDHUR KOHA”.
Por duket se kjo mbështetje e Ivankës nuk është pritur mirë nga artistët, reagimet e së cilëve kanë qenë kundër saj.
Artistë si Alyssa Milano, Chrissy Teigen apo Rosie O’Donell shpërthyen në akuza mbi Ivanka-n dhe babain e saj.
Just saw @Oprah's empowering & inspiring speech at last night’s #GoldenGlobes. Let’s all come together, women & men, & say #TIMESUP! #United https://t.co/vpxUBJnCl7
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) January 9, 2018
Top Channel