Puthje pasionante mes VIP-ave
10/01/2018 17:19
Ceremonia e “National Board of Review Awards” në New York përveçse ka vlerësuar aktorët me çmime të ndryshme është shndërruar edhe në arenën e shkëmbimit të puthjeve pasionante.
Bëhet fjalë për aktoren Meryl Streep, që u vlerësua me çmimin e aktores më të mirë në filmin e Steven Spilberg, “The Post”.
Ka qenë kolegu i saj Robert De Niro i cili i ka dorëzuar çmimin dhe jo vetëm, por edhe një puthje të zjarrtë mikeshës së tij.
Një skenë e tillë i ktheu të pranishmit në sallë pas në kohën kur ata së bashku kanë interpretuar në filmin “Deer Hunter” në vitin 1978.
Pas kësaj situate “të sikletshme”, aktorja mbajti edhe fjalimin e saj të shkurtër në të cilin shprehu emocionet për çmimin e dhënë.
Top Channel