Spektakli i Sambës, Rio de Zhaniero bëhet gati për karnavale

08/01/2018 09:46

Një show shumëngjyrësh i Samba-s ndezi rrugët e ri Rio de Zhaniero në Brazil , me turma të mëdha njerëzish që përpiqeshin të shijonin atmosferën e karnavaleve përmes këngës e vallëzimit.

I mbajtur në plazhin e famshëm Copacabana, eventi përpiqet të promovojë turizmin përpara karnavaleve të famshme të Rio-s, që nisin në fillim të shkurtit.

Më shumë se 1000 performuese nga 13 shkollat më në zë të Sambës në këtë qytet morën pjesë në paradën e organizuar përgjatë bregut të detit, e cila tërhoqi si magnet 400.000 spektatorë.

Njerëzit u zhvendosen paskësaj në një skenë të ngritur përpara hotelit Copacabana Palace ku kërcimtareve iu bashkua edhe orkestra simfonike Petrobras, duke e shkrirë Samban me muzikën klasike.

Eventi u trajtua gjithashtu nga shumë artistë si një mundësi e mirë për të bërë prova në vigjiljen e karnavalit të shumëpritur. Të gjitha shkollat e Sambas në vend kanë parë t`iu reduktohen sivjet subvencionet shtetërore për shkak të vështirësive financiare me të cilat përballet pushteti lokal.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA