Griezmann i kërkon 22 mln euro Man. Utd

08/01/2018 15:07

Pas mbylljes së telenovelës “Coutinho”, bota e futbollit po përgatitet të shohë një tjetër, atë të Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez i Atleticos së Madridit është vënë prej kohësh në qendër të vëmendjes së Manchester United, ndërkohë që së fundmi ka dalë në skenë edhe Barcelona, duke u shndërruar në rivalin më të fortë të “djajve të kuq” për shërbimet e 26-vjeçarit.

Sipas të përditshmes “Daily Mirror”, francezi ka pretendimet e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit anglez një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, në mënyrë që në fund ai të zgjedhë Manchester United kundrejt Barcelonës, që për momentin duket se është më pranë sulmuesit të Atletico Madrid.

Tek Atletico, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se qëndrimi i Griezmann po bëhet gjithnjë e më i vështirë, edhe pse drejtuesit e klubit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të hapin bisedime për të, duke pretenduar pagesën e klauzolës së tij prej 100 milionë eurosh nga klubi që dëshiron shërbimet e tij.

Pavarësisht gjithçkaje, drejtuesit e “Los Colchoneros” kanë vendosur të bëjnë edhe një përpjekje tjetër për të bindur Griezmannin që të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll e të punojë me projektin e ri të klubit, duke i premtuar se skuadra do të luftojë për Champions League në vitin 2019, finalja e së cilës do të luhet pikërisht në Wanda Metropolitano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA