24/11 09:43
Katër vite pasi u akuzuan për dhunë të tepruar në momentin e ndalimit të një personi të dyshuar se kishte vjedhur një dyqan, çështja kundër efektivëve ka rënë, e si provë kryesore janë përdorur pamjet e filmuara nga kamera njërit prej policëve.
Në videon e mëposhtme dallohet momentin kur Paul McClelland u godit me një armë elektroshoku 50 mijë voltëshe nga një efektiv i Sussex në Brighton të Britanisë më 5 korrik 2013.
42-vjeçari kërkoi dëmshpërblim, duke pretenduar se efektivët kishin përdorur forcë të tepruar dhe deklaroi se incidenti i kishte shkaktuar pasoja të rënda psikologjike dhe një ndjenjë vetëvrasëse, shkruan Daily Mail.
Top Channel