Shkëlzeni i “shkatërron” videon Arminës

05/01/2018 17:06

Dëshira e Armina Mevlanit për të treguar aftësitë e saj në kërcim, jo vetëm në modë, nuk i ka pëlqyer aspak partnerit të saj Shkëlzen Berisha.

Në një video të postuar në Instastory, blogerja Armina Mevlani shfaqet duke kërcyer me një fustan të kuq mjaft elegant. Por në një moment përpara kameras së aparatit shfaqet Shkëlzeni, i veshur me kostum dhe me puro në dorë duke i “prishur” kështu videon partneres së tij.

Në videon e postuar blogerja shkruan: “Si njerëzit mund të shkatërrojnë kërcimin tënd”.

Edhe pas përpjekjeve të Arminës për ta larguar nga video, Shkëlzeni shfaqet duke buzëqeshur dhe kjo “bezdisje” e Arminës duket se nuk e shqetëson aspak.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel