Për kreun e PD-së, Lulzim Basha media ka një rol të rëndësishëm për të kthyer besimin dhe për të parë nga e ardhmja.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa fjalën e lirë, tha Basha në 27 dhjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”.

“Ky është një nga qëllimet kryesore të regjimit të sotëm, ti shkurajojë njerëzit, t’i bëjë pesimist, t’i bëjë të mos besojnë në asgjë, të mos besojnë te demokracia, të mos besojnë te liria, të mos besojnë te aftësia e tyre për t’u qeverisur, të mos besojnë se mund të ketë ndonjëherë politikë të mirë sepse mosbesim. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për të besuar tek vetja dhe tek e ardhmja. Politika ka rolin kryesor për ta ngjallur këtë besim, opozita ka rolin parësor për ta ngjallur këtë besim, por roli i intelektualëve të fjalës dhe të medias është po aq i rëndësishëm”, u shpreh Basha.

Në këtë përvjetor ku ishin ftuar të gjithë themeluesit dhe drejtuesit e gazetës në këto vite, Basha pati edhe shtrëngim duarsh me një ndër kritikët e tij në parti, Astrit Patozin, i cili ka qenë kryeredaktor i RD dhe më pas një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, por prej kohësh ata ndajnë qëndrime të ndryshme për shumë çështje. Ndërsa Patozi ka iniciuar një lëvizje për ringritjen e PD, lëvizje të cilës i janë bashkuar shumë ish-zyrtarë dhe ish-deputetë, të cilët Basha nuk i përfshiu në listat e zgjedhje të fundit.

Edhe ky shtrëngim duarsh nuk solli ndryshim të qëndrimeve të tyre.

FOTO GALERI
11/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA