E ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel këngëtarja Era Rusi ka zbuluar për teleshikuesit se viti 2018 do të rezervojë surpriza të shumta për fansat e saj.
Një ndër këto surpriza Era e zbuloi dhe bëhet fjalë për projektin e saj të ardhshëm muzikor, i cili do të jetë në bashkëpunim me një tjetër këngëtare.
Edhe pse u përpoq që të mos i zbulonte emrin koleges së saj, sërish këngëtarja nuk arriti ta mbante të fshehur dhe zbuloi se bëhet fjalë për Anxhela Peristerin.
Dy këngëtaret kanë kënduar edhe më parë së bashku në të njëjtën skenë, por ndryshimi këtë herë lidhet edhe me faktin se kënga e tyre do të realizohet edhe me videoklip, i cili siç thekson edhe vetë Era, ende nuk është vendosur nëse do të ketë skena të nxehta ose jo.
Top Channel