Beteja për territor (Foto)

04/01/2018 09:12

Fotot e mëposhtme kanë kapur momentin kur dy tigra i vërsulen njëri-tjetrit në një betejë të ashpër për territorin.

Pluhuri ngrihet nga toka kur kafshët e egra hidhen për të nisur dyluftimin në Filipolis të Afrikës së Jugut.

Fotografja Marion Vollborn, e cila ka realizuar këto foto të mrekullueshme, thotë se beteja u fitua nga tigri që po mbronte territorin e tij.

“Dyluftimi zgjati 5 minuta. Fitoi tigri më i vjetër, ndërsa i riu u detyrua të largohej andej nga erdhi”, u shpreh fotografja.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel