Selena dhe Justin bashkë në natën e ndërrimit të viteve

03/01/2018 17:29

Pavarësisht kundërshtimeve të prindërve të saj, Selena Gomez, nuk ka hequr dorë nga dashuria për yllin e popit Justin Bieber.

Sipas raportimeve në media çifti më i dashur i Hollywood kanë kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Meksikë.

Edhe pse u publikua në mediat rozë se çifti mund të ishte ndarë sërish, për shkak se Krishtlindjet i kanë festuar larg njëri- tjetrit, duket se këto kanë qenë vetëm thashetheme.

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer së bashku në muajin tetor, pas një periudhe larg njëri-tjetrit.

Top Channel