Në shkurt rikthehet në Top Channel “Dua të të bëj të lumtur”

03/01/2018 17:14

2018 tashmë ka nisur dhe Top Channel vjen me projekte të suksesshme për teleshikuesit e tij.

Një ndër to është emisioni më i dashur për shikuesit “Dua të të bëj të lumtur” i cili edhe në sezonin e tij të dytë vjen nën moderimin e suksesshëm të Arbana Osmanit.

Ditët e para të 2018 e kanë gjetur në punë Arbana Osmanin, pasi pak minuta më parë ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale, foto e cila është realizuar nga kolegu i saj Eno Popi, në të cilën ajo shfaqet mjaft e buzëqeshur, një mënyrë që tregon qartë se gjërat po ecin mjaft mirë dhe se muaji shkurt do të sjellë surpriza të shumta për teleshikuesit.

Për më shumë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim startimin e “Dua të të bëj të lumtur” në muajin shkurt.

Top Channel