Korçë, gjendet pajetë pronari i pularisë. Dyshohet të jetë vetëvrarë

02/01/2018 15:49
Foto-ilustruese

Një 67-vjeçar, pronar i një pularie në fshatin Porodinë të Korçës është gjetur i pajetë në ambientet e aktivitetit të tij privat.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, H. M., rreth 67 vjeç nuk ka pasur shenja dhune në trup. Ndërkohë që dyshohet se ai është vetëvrarë me pistoletë, armë e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA