Jessica Alba, një djalë si dhuratë për festë

02/01/2018 15:44

Jessica Alba bën të ditur se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Duke i vendosur emrin Hayes Alba Warren, emri i tij shkon në mënyrë perfekte me motrat, Haven dhe Honor.

Duke postuar një foto të të porsalindurit, Alba shkruan “31 dhjetor 2017 dhurata më e mirë për të pritur Vitin e Ri. Cash dhe unë jemi të bekuar”.

Edhe bashkëshorti i saj Cash Warren ndihet mjaft i lumtur dhe krenar duke postuar një foto në profilin e tij ku shfaqet me vogëlushin Hayes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel