Titaniku i Hitlerit, tragjedia më e madhe detare që nuk e kujton njeri

26/12/2017 12:29

Është një tragjedi detare që e kalon disa herë në përmasa atë të Titanikut, por rrallë herë përmendet edhe pse është më e madhja në historinë botërore.

Në vitin 1945 pothuajse 10 000 burra, gra dhe fëmijë, humbën jetën në kryqëzorin “MV Wilhelm Gustloff” teksa poi  largoheshin ushtrisë ruse që po përparonte me shpejtësi. Anija u nis nga Gdynia, qyteti polak që në atë kohë quhej Gotenhafen, me destinacion Kielin në veri të Gjermanisë, por u sulmua nga një nëndetëse ruse në detin Balltik në janar 1945.

Anija u mbyt për 40 minuta, me 9343 veta në bord, mes tyre 5000 fëmijë. Edhe pse numri i viktimave është gjashtë herë më i madh se ato të Titanikut, mbytja e këtij gjiganti detar rrallë përmendet. Në bordin e anijes, ku nuk kishte vende të ndara sipas klasave, pasi pjestarët e rracës ariane konsideroheshin të gjithë të barabartë, kishte 1000 ushtarë dhe anëtarë të Gestapos, por ata nuk arritën t’i shpëtonin sulmit të nëndetëses ruse, edhe për faktin se armatimet e rënda kishin ngrirë dhe nuk mund të viheshin në përdorim.

Tre torpedo të lëshuara nga nëndetësja ruse i dhanë goditjen fatale anijes 25 mijë tonëshe, që ishte projektuar për të shërbyer si kryqëzor turistik luksi dhe jo për beteja detare. Sot, mbetjet e anijes vazhdojnë të qendrojë në Detin Balltik, në një zonë të klasifikuar si varrezë lufte. Për shkak të interesit të gjuetarëve të thesarëve, qeveria polake nuk lejon afrimin deri në 450 metra.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA