Kate dhe Meghan për herë të parë bashkë në publik
25/12/2017 13:49
Princ Harry dhe Meghan Markle janë shfaqur së bashku në Sandringham për Krishlindje.
Çiftet mbretërore janë shfaqur krah njëri-tjetrit, duke mundësuar kështu krahasimet midis tyre.
Dy kunatat e ardhshme në fotot e publikuara duken mahnitëse krah partnerëve të tyre.
Kujtojmë se çifti tjetër mbretëror, William dhe Kate, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Në fotot e publikuara, Meghan shfaqet me një beretë ngjyrë kafe në krah të bashkëshortit të saj të ardhshëm, foto në të cilat shihet qartë edhe unaza e fejesës së saj me Princ Harry.
Aktorja 36 vjeçare, Meghan Markle, për herë të parë, edhe pse ende nuk është martuar me Princ Harry, është ftuar nga mbretëresha për të kaluar festat pranë tyre.
Top Channel