Javier Pastore ka dalë hapur në favor të një transferimi drejt Interit, në merkaton e janarit, ndonëse si PSG-ja, edhe zikaltrit e mohojnë një mundësi të tillë. Në një intervistë për mediet franceze, argjentinasi ka treguar se do t’i pëlqente të luante te zikaltrit, dhe ka zbuluar se mes palëve ka pasur edhe negociata.

“Po, do të më pëlqente të luaja te Interi, nëse largohem nga Parisi. Seria A është një ambient që e njoh shumë mirë dhe më pëlqen. Mes agjentit tim dhe zikaltërve, ka pasur edhe kontakte, ndërsa Sabatini është një mik i imi, i pari që më mori te Palermo”, rrëfeu Pastore.

Gjithsesi, argjentinasi mohoi zërat se i ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe u shpreh se është i gatshëm të qëndrojë në Paris, nëse i jepet mundësia të luajë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA