Surprizat e sotme në “Shiko kush LUAN”

23/12/2017 20:30

Edhe pse Luana mundohet që t’i fshehë të ftuarit e saj javë pas jave, janë pikërisht vetë të ftuarit që e “dekonspirojnë” me fotot që postojnë në rrjetet sociale.

Këtë herë të ftuarit e mbrëmjes në “Shiko kush LUAN” i ka zbuluar një prej moderatorëve të Top Channel, Ledion Liço. Në fakt Ledioni postimin e tij në Istagram e ka bërë pasi mes të ftuarve është gjysma e tij më e mirë, Sara Hoxha, por edhe Lori Hoxha.

Për këtë mbrëmje të ‘Shiko kush Luan’ autorët kanë menduar që të ftojnë edhe disa prej figurave më të njohura të ekranit të Top Channel, duke filluar nga Marin Mema, Xhemi Shehu, Albana Osmani dhe Isli Islami.

Pak ditë më parë Luana në një postim shkroi se puntata e kësaj të shtune do të jetë një “bombë” e vërtetë, pasi do të vinë lojëra dhe surpriza pa fund nga të ftuarit.

Mos harroni, sot në orën 20.50 ekrani i Top Channel premton surpriza për të gjithë shikuesit!

Një puntatë e “Shiko kush luan” që nuk duhet humbur!

Top Channel