Kjo është kartolina më e bukur për Krishtlindje për Kim Kardashian. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foto të bashkëshortit Kanye West si një baba krenar me djalin e tyre Saint, tashmë dy vjeç.

37-vjeçarja ka shkruar në diçiturën e fotos “Dita 22, djemtë e mi”. Ndërsa një ditë më parë ajo kishte hedhur një foto të të gjithë familjes ku shkruante “Dita 21, familja West”.

Kjo është fotoja e fundit e familjes së Kim dhe Kanye që kanë pozuar të gjithë, teksa janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë nga një nënë surrogate. Ky është viti i parë që reperi është përfshirë në fotot e përvitshme të Kardashian për Krishtlindje, që kur nisën lidhjen e tyre në 2012.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA