Janë Krishtlindjet, Luana tregon përse “grindet” me motrat

23/12/2017 21:14

“Shiko kush LUAN” zhvillohet në prag Krishtlindjesh, e ashtu si e do edhe tradita, të festohet me familjen, kjo është edhe arsyeja se përse Luana ka zgjedhur që ta zhvillojë këtë puntatë me familjen e madhe të “Top Channel”, duke pasur kështu edhe disa prej emrave më të spikatur të këtij televizioni kombëtar si motrat Sara Hoxha e Lori Hoxha, Marin Mema, Xhemi Shehu, Albana Osmani dhe Isli Islami.

Por sapo ka nisur edhe transmetimi, Luana ka treguar se një ndër arsyet që ajo zihet me të motrat ka qenë arsyeja se kush do t’i hapte e para dhuratat.

E më pas ajo i ka detyruar të pranishmit që të përqafohen për Krishtlindje, “urdhër” të cilin e kanë zbatuar të gjithë.

Top Channel