Eva Longoria kapet “mat”
23/12/2017 13:18
Edhe pse lajmi për shtatëzaninë e saj është konfirmuar, asnjë foto nga pritja e ëmbël e aktores Eva Longoria nuk ishte publikuar në media.
Por “fshehja” e barkut të rrumbullakosur duket se ka marrë fund, pasi paparazët kanë arritur të fotografojnë aktoren e cila është duke shijuar pushimet në Florida me partnerin e saj.
Në fotot e publikuara aktorja Eva Longoria shfaqet në ballkonin e hotelit në Florida nën shoqërinë e partnerit të saj duke ngrënë mëngjes.
Eva Longoria është katër muajshë shtatzane dhe ka rrëfyer edhe gjininë ë fëmijës së saj, që është djalë.
Kjo është shtatëzania e parë e aktores, ndërkohë që partneri i saj, Jose Baston, do të bëhet baba për herë të katërt.
Top Channel