Martesë për Jennifer Lopez?

22/12/2017 14:43

Bukuroshja 48-vjeçare, Jennifer Lopez, ka prezantuar fansat me shtëpinë e saj luksoze.

Nëpërmjet një video të postuar në Instagram, JLo shfaqet pranë pemës gjigande të Krishtlindjeve në shtëpinë e saj, poshtë së cilës janë të vendosura shumë kuti me dhurata.

Në foton e postuar këngëtarja seksi duket mjaft e lumtur, por ndoshta atmosfera festive nuk është e vetmja arsye e lumturisë së saj.

Mediat rozë javët e fundit kanë shkruar se i dashuri i artistes, Alex Rodrigues, pritet t’i propozojë për martesë pikërisht kur ata të mbërrijnë në Bahamas këtë fundjavë.

Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Top Channel