Arbana në një program me Dudushin?

22/12/2017 15:17

Arbana Osmani dhe Alban Dudushi janë dy nga moderatorët e Top Channel, të cilët prej vitesh drejtojnë emisionet e tyre në këtë televizion.

Por duket se dy kolegët e ekranit do të bëhen së bashku këtë të dielë, por tashmë jo si moderatorë por si lojtarë në emisionin “100 milionë” të Eno Popit.

Ka qenë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka publikuar foton me kolegun e saj Dudushi, krah së cilës shkruan: “Miq të vjetër por të artë. Sërish bashkë në një program televiziv pas shumë vitesh me Alban Dudushin”.

Aktualisht moderatorja Arbana vijon përgatitjet për fillimin në muajin shkurt të programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ i cili transmetohet për të dytin vit radhazi, ndërsa Albani me emisionin e tij ‘Top Show’.

Top Channel