Projekti i ri i Emina Cunmulaj

21/12/2017 16:36

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila vetëm pak javë më parë publikoi lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të dytë, tashmë vjen me një lajm të ri.

Në foton e postuar në Instagram modelja shqiptare, e cila shfaqet në forma perfekte fizike e veshur me një fustan të kuq deri në fund të këmbëve, bën me dije se tashmë ka nisur një projekt të ri.

Foto e publikuar nga modelja, e cila shkruan “Kur retë të prekin”, është realizuar në Malibu, e ndoshta pikërisht këtu do të marrë jetë projekti i saj i ri.

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila është e martuar me bilionerin, Sam Nazarian, është nënë e një vajze, ndërkohë që së shpejti pritet të vijë në jetë edhe fëmija i saj i dytë i cili është djalë.

Top Channel