Top Albania ka qenë si një dashuri për të gjithë moderatorët, ndoshta edhe për faktin se i ka nisur transmetimet pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Dhe duket se kjo dashuri është rikthyer për Drini Zeqon, i cili pas 17 vitesh ka hapur arkivat dhe në rrjetin social Instagram ka publikuar foto me kolegët e tij nga koha kur ishte moderator në Top Albania.

Në foto Drini shfaqet se bashku me moderatorët e njohur të ekranit të Top Channel, Arbana Osmanin e Eno Popin si dhe Xhoi Begën e Ermal Mamaqin, të cilët gjithashtu karrierën e tyre e kanë nisur në këtë televizion. Përmes kësaj nostalgjie, shihet qartë se nga moderatorët ska ndryshuar vetëm pamja fizike por edhe karriera e tyre mediatike.

Foton në Instagram Drini Zeqo, karriera e suksesshme e të cilit nisi pikërisht në gjigandin mediatik Top Channel, e ka publikuar me dixhiturën : “Aty ku e nisëm” .

Aty ku nisëm ? #thatwascool

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo) on

Top Channel