Befason Fjorentina! Në shtëpi u zunë, jashtë relata të ngushta…!

21/12/2017 16:55

E ftuar në “Pop Culture”, Fjorentina e “Big Brother 9”, foli për jetën e saj pas “reality show”-t më të famshëm në Shqipëri, ndërsa tregoi edhe marrëdhëniet që ka ruajtur me banorët e tjerë.

“Nëse do të më jepej mundësia të rifutesha në “Big Brother”, do të bëja sërish të njëjtat gjëra”, tregon Fjorentina. “Nuk jam penduar për asgjë”, shprehet ajo.

E pyet se cilët janë banorët me të cilët ka ende marrëdhënie të mira pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo befason duke thënë se tashmë ka krijuar relata të ngushta me Elsamedin, me të cilin zënkat ishin të shumta brenda në “Big Brother”.

“Kam shumë afrimitet me Elsamedin, por edhe me Donaldin dhe me Musën, flas edhe me Donën. Relata të ngushta kam vetëm me Elsamedin, të cilin nuk e dija që do ta kisha kaq shumë shok. Ai është djalë shumë i mirë dhe e respektoj shumë”, tregon Fjorentina.

Top Channel