Arben Derhemi: Drejtori më ka vënë notën 4 për sjelljen

21/12/2017 09:49

I ftuar në Wake Up, aktori Arben Derhemi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së drejtuesve të Teatrit Kombëtar e deri tek drejtuesit e Ministrisë së Kulturës.

“A e dini që aktorëve u vënë nota, unë kam marrë notën katër për sjelljen. Dhe këtë ma ka vënë drejtori i institucionit, me urdhër nga Ministria”, u shpreh aktori. Derhemi ndërkohë konfirmoi sërisht edhe lajmin se aktores Tinka Kurti i kanë kërkuar biltetë për të parë një shfaqje në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja më e fundit “Në lindje të Berlinit”, me regji të Milto Kutalit është drama më e fundit ku aktori Arben Derhemi, Ahmet Pasha , Ina Morinaj dhe Blendi Arifi, vijnë për publikun në Teatrin Eksperimental. “Në lindje të Berlinit” është një lojë e fuqishme me një akt, por që ngre shumë pyetje mbi marrëdhënien që krijojmë ne me të kaluarën dhe mëkatet e etërve tanë.

Top Channel